Protesta – Katër qytetarë dhe dy policë përfunduan në spital

Deri tani raportohet se ne protesten e opozites tek kryeministria janë plagosur 6 persona, 4 qytetarë dhe 2 efektivë policie.

Sipas nje informacioni te shperndare nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, dy efektivë kanë marrë plagë me mjete të forta në kokë dhe kurriz.

Ata janë transportuar për në Spitalin e Traumës, ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Ndërkohë katër protestues kanë marrë ndihmën e parë nga ekipet e urgjencës mjekësore në terren dhe aktualisht po trajtohen në repartin e Toksikologjisë në QSUT.

Mjekët konfirmojnë që janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Ndërkohë autoambulancat dhe ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri.

Loading...