Lleshaj: “Armën tonë kemi durimin”

Pak pas vendimit të opozitës së bashkuar për t’i dhënë fund protestës së tyre, ka reaguar edhe mininstri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Përmes një postimi në ‘TWitter’, Lleshaj shkruan se reagimi i Policisë së Shtetit në lidhje me protestuesit është një mënyrë për t’i dalluar ata.

Ministri Lleshaj nuk kursen edhe falënderimin për Policinë e Shtetit.
Postimi i Sandër Lleshaj

“Sot ne bëmë dallimin e qartë mes atyre që protestave u përgjigjeshin me zjarrin e armëve luftarake dhe nesh, që armën tone kemi durimin e zjarrin tonë kemi përkushtimin për Shqipërinë europiane!

Faleminderit nga zemra Policisë shqiptare.

Super punë sot #Mirënjohje”

Loading...