Këto ditë festive, në prag të 11 vjetorit të shtetit të Kosovës, kanë qenë motivuese për tenorin Shkodran Tolaj i cili vazhdimisht ka realizuar projekte të mëdha kombëtare si në përvjetore të tilla, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.
Tenori Shkodran Tolaj këtë përvjetor ka realizuar interpretimin e Himnit të Kosovës.
Ndryshe ky është interpretimi i parë nga këngëtar shqiptar që i bëhet Himnit.
Autori i himnit Mendi Mengjiqi i kishte besur këtë interpretim tenorit Tolaj i cili është përkushtuar maksimalisht që himni të merr përmasa gjigande edhe përmes interpretimit.
Loading...