Një ak.sident masiv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Tiranës.
Siç shihet nga pamje, në ak.sident janë përfshirë tre automjete. Një fouristradë ka përplasur fillimisht një mjet taksi, që shërben për hotel Rogner, ndërsa kjo e fundit është për.plasur me një tjetër taksi që ndodhej para saj.
Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë ish hotel Dajtit. Pë.rplasja është regjistruar pranë semaforit që ndodhet në këtë zonë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale, që siç shihet janë të konsiderueshme.
Ndërkaq, ne vendngjarje ndodhet policia, dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aks.identit.
Loading...