Nëse do i besonim ligjit të tërheqjes që shpjegohet në librin “Sekreti” të autores Rhonda Byrne, atëherë mund të themi se moderatores së njohur të “Top Channel”, Arbana Osmani, i ka ndodhur pikërisht kjo magji.
Nuk do të inspiroheshim rastësisht në këtë atmosferë Shën Valentini për ta bërë lajm këtë romancë të bukur që ka nisur mes dy kolegësh në televizion, nëse ata të dy të mos e ndjenin aq shumë, sa nuk munden dot më ta mbajnë vetëm për vete.
Dhe janë miqtë dhe kolegët e tyre gjithashtu që na e konfirmojnë këtë histori dashurie që ka kaq shumë pasion brenda saj.
E dalë nga një histori e gjatë 16-vjeçare me financierin Ardit Kero (me të cilin ka një djalë), për Arbana Osmanin mund të themi se kur mbyllet një derë, hapet një tjetër.
Përveç dëshmitarëve që i shohin bashkë Arbanën dhe Eduartin tek dalin për një gotë në kohën e lirë, ndjekësit kanë vënë re afeksionin e tyre të bukur që e dëshmojnë me mesazhe të ëmbla dhe ngacmime në “Instagram”, që flasin për afrimitetin e tyre jashtë punës.
Për të mos folur për puthjet që bëjnë, sytë zemra dhe zemrat që shkëmbejnë, të bindur tashmë se ajo që ndjejnë për njëri-tjetrin është diçka e madhe dhe për të mos u mbajtur vetëm për vete.
Komenti i parë i Arbanës në foton e Eduartit që bëri përshtypje, ishte kur ajo i thoshte: “Ai momenti kur kupton se ke harruar të çosh sms-në e parkimit” dhe që Eduarti iu përgjigj: “Arbana Osmani ma bëj pra një parkim!”.
Komentit të saj pasues “Je shumë i bukur gjithsesi”, ai ia kthen me një zemër.
Për të vazhduar me të tjera komente kur ajo i thotë “Pa shih çfarë ylli” dhe Eduarti i vë vulën marrëdhënies së tyre ndërsa i deklaron hapur “Të kam zemër unë ty”.
Këto komente u shkëmbyen vetëm një javë më parë kur pasi Eduarti postoi në “Instagram” foton e tyre bashkë, me diçiturën “backstage”, ku pozojnë të ulur pranë njëri-tjetrit dhe të veshur në stilin sport.
Pra, e thënë shkurt, duket se dashuria e tyre ndjehet në ajër dhe ata nuk mund të fshehin më.
Por këtyre momenteve në paskuinta, nuk u kanë munguar ato në ekran në rastin kur Arbana e falënderoi regjisorin për programin, duke nxjerrë me kamera edhe portretin e tij në mënyrë që publiku i “Dua të të bëj të lumtur” ta njihte dhe në portret.
FJALËT QË EDUARTI I KUSHTOI ARBANËS KUR AJO E BËRI BASHKËPUNËTORIN KRYESOR
Kujtojmë që nëntë muaj më parë, kur u mbyll sezoni i kaluar i programit, ishte Eduarti ai që me anë të një statusi e konsideroi si një “kalim prove”, pasi iu besua atij regjia e një programi në prime time, në një televizion të madh si “Top Channel”.
Në fund të sezonit, djali nga Malësia e Madhe, i dedikoi një mesazh falënderues Arbana Osmanit, prezantueses që i besoi talentit të tij duke i dhënë këtë mundësi të madhe.
Ai e shoqëroi mesazhin e tij publik me një video ndërsa shkruante: “Ishe ti që besove tek unë. Ishe ti mbështetja ime më e madhe. Në qoftë se unë kam arritur të bëj diçka të mirë në këtë projekt, është çdo gjë falë motivimit që mora nga ty. Jam me fat që isha pjesë e skuadrës tënde! Për një gjë jam i sigurt, je e vetmja në këtë vend që mund të bëjë një emision të tillë. Profesionalizmi yt do të jetë gjithmonë frymëzim për mua në çdo hap që do bëj unë! Faleminderit Arbana Osmani!”, shkruante Eduart Grishaj.
Kujtojmë që Eduart Grishaj e ka nisur aktivitetin e tij si kameraman para shumë viteve, në Televizionin “Rozafa” në Shkodër, ku pasi fitoi eksperiencën e nevojshme, iu drejtua Tiranës, duke u angazhuar në “Top Channel”.
Brenda pak vitesh, Grishaj arriti të fitonte besimin për regjinë e një programi shumë të rëndësishëm në këtë televizion, duke ia dalë me sukses. Tashmë, ai është krahu i djathtë i Arbanës, që është padyshim një nga moderatoret më të mira, e cila e filloi karrierën e saj në “Top Albania Radio” në të 20-at. Prej vitesh është një nga personat më të rëndësishëm në televizionin ku punon, ku ka moderuar një sërë projektesh të rëndësishme.
ARBANA OSMANI DHE KOHA KUR DEKLAROI SE S’DO TË VISHEJ KURRË NUSE
Edhe pse ka qenë e martuar me letra me Ardit Keron, ajo e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes familjen e saj, ndonëse së fundmi nuk mungojnë fotot me të birin.
Foton e parë me bashkëshortin për 16 vite, Arbana e postoi në pranverën e 2014-s, ku ajo dukej e lumtur, ndërsa ai Eduart Grishaj është djali sharmant që ka rrëmbyer zemrën e moderatores pas divorcit të saj personazhe e puthte në ballë. Fansat e saj panë për herë të parë burrin e Arbanës (në një foto të publikuar me dëshirën e saj), edhe pse në atë vit kishin 12 vite të martuar.
Fotot e publikuara deri në atë momente në media ishin ato të shkrepura nga paparacët, kur ata shkonin çift në ndonjë aktivitet publik ose për jetë nate. Faktin që moderatorja po jetonte një martesë të celebruar, e bëri publik para katër vitesh, kur u vesh nuse në sfilitën e “Geraldina Sposa”. Osmani pohoi se s’kishte plan të vishej nuse në jetën reale, pasi nuk i pëlqente të ndante intimitetet nga jeta private me të tjerët.
Ndërkohë që ajo zbuloi një fakt interesant, që prej vitesh jetonte me bashkëshortin në një qytet tjetër që s’ishte Tirana, për shkak të punës së tij dhe udhëtonte çdo ditë në kryeqytet për të punuar në televizion. Edhe pse një personazh publik, pas celebrimit kishte pranuar të merrte mbiemrin e burrit nga Tirana, duke figuruar në regjistrat e Gjendjes Civile si Arbana Kero, jo Arbana Osmani.
Ndërkohë, tashmë këtë mund ta konsiderojmë një kapitull të mbyllur, pasi dikush tjetër ka vendosur ta bëjë Arbanën të lumtur dhe anasjelltas.
PANORAMA PLUS