Kryeministri Edi Rama shprehu trishtimin e tij në lidhje me jehonën që ka pasur protesta e dhunshme e opozitës, një ditë më parë në kryeqytet në medien botërore.
“Çfarë trishtimi e jehona e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë! Politika qorre e një opozite pa vizion,pa program, pa lidership,nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE. Turp”, tha kryeministri Rama.
Një ditë më parë, protestuesit e mbledhur nga opozita sulmuan Kryeministrinë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. /j.p/ ATA
Loading...