Pjesëmarrjen qytetare në protestën e djeshme para kryeministrisë, lideri demokrat Lulzim Basha e ka vlerësuar në përmasat e një referendumi për zgjidhjen që opozita e bashkuar ofron: Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.
Heshtjen që kaploi tubimin ndryshe të opozitës, pa asnjë fjalim politik, kryedemokrati Basha e theu duke bërë publik këtë të hënë vendimin e tij.
Tha se do t’i propozojë grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe forumeve më të larta politike, djegien e mandatave të deputetëve të djathtë.
Në një konferencë për mediat nga selia blu, Basha doli për të thënë mesazhet që kishte marrë nga protesta, të cilën e quajti më të madhen të dëshmuar në historinë e Shqipërisë, për nga pjesëmarrja.
Ata që u mblodhën përjetojnë probleme e halle si ata që nuk mundën të vijnë. qeveria e kapur në vjedhje të zgjedhjeve dhe të ardhmes integruese.
Zgjedhjet e 25 qershorit nuk përfaqësojnë vullnetin e lirë të qytetarëve, ndaj është qeveri e krimit
“Pjesëmarrja më e madhe që ka parë ndonjëherë vendi. Protesta mori përmasat e një referendumi për zgjidhjen e ofruar nga opozita.
E kam lexuar vullnetin tuaj, kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve me te larta politike djegien e mandateve te deputeteve tanë!”, tha Basha.
Sipas liderit demokrat, zgjidhja është një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme për një parlament dhe qeveri që del nga vota qytetare, siç theksoi Basha.
Dhunën në protestën e opozitës e quajti sërish një skenar të qeverisë, për konfrontim dhe dhunë duke hedhur gaz helmues.
Ky ishte një skenar i dhunshëm tha Basha, ndërkohë që opzoita sipas tij – ju përgjigjën luleve dhe civilizimit evropian.
“Dhuna kundër qytetarëve protestues provon degradimin e këtij shteti të kalbur, inkriminimin e policisë.
Ju kërkoni një qeveri legjitime. Mesazhi juaj është i qartë, kështu nuk vazhdohet më, thika ka shkuar në palcë”, theksoi Basha.
https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/541610749668355/?t=0