Magjik,i bukur,madhështor Butrinti – Duhet ta vizitoni patjetër

Rrënojat e lashta të Butrintit, 18 km në jug të Sarandës, janë të njohura për madhësinë, bukurinë dhe qetësinë e tyre.

Ato janë të vendosura në një mënyrë fantastike natyrale dhe janë pjesë e një parku kombëtar prej 29 kilometrave katrorë.

Mbetjet e Butrintit – ndër më të mirat të Shqipërisë – janë nga epoka të ndryshme të historisë, dhe datojnë qysh para 25000 viteve, transmeton Telegrafi.
Gjeni të paktën dy orë kohë për ta eksploruar këtë bukuri, ku autobusët nisen nga qendra e Sarandës (100 lekë bileta) dhe rikthehen nga Butrinti çdo një orë.

Edhe pse ky vend ka qenë i banueshëm për një kohë të gjatë, grekët nga Korfuzi ishin vendosur në kodër të Butrintit në shekullin e 6-të Para Krishtit. Brenda shekullit Butrinti ishte shndërruar në një qytet të fortifikuar tregtar me një akropol.

Pjesa e poshtme e qytetit kishte filluar të zhvillohej në shekullin e 3-të Para Krishtit, dhe shumë ndërtesa të mëdha të gurit veçse ishin ndërtuar në kohën kur romakët ishin vendosur aty në vitin 167 Para Krishtit.

Prosperiteti i Butrintit kishte vazhduar edhe përgjatë epokës Romake, ndërsa Bizantinët e kishin shndërruar atë në një qendër kishtare.

Qyteti atëherë kishte pësuar rënie dhe ishte braktisur deri në vitin 1927, kur edhe kishin arritur arkeologët italianë, transmeton Telegrafi.

Posa të futeni në Butrint, rruga iu shpie në anën e djathtë ku gjendet teatri grek i ndërtuar në shekullin e 3-të – i vetëm në pyje poshtë akropolit. Teatri kishte qenë në përdorim edhe gjatë epokës Romake, ndërsa ka pasur hapësirë për 2500 persona.

Afër këtij vendi gjenden tualetet e vogla publike, ku mozaikët gjeometrikë janë të varrosur nën një shtresë rëre dhe rrjete për t’i mbrojtur nga elementet e ndryshme.
Thellë në pyje është një muri i mbuluar me mbishkrime të freskëta greke, dhe pagëzimorja palaeo –krishtere e shekullit të 6-të e kishte dekoruar me mozaikë të shumëngjyrshëm të kafshëve dhe zogjve.

Përtej janë harqet e mahnitshme të bazilikës së shekullit të 6-të, të ndërtuar përgjatë shumë viteve. Pranë gjendet edhe një mur masiv i cili daton në shekullin e 4-të Para Krishtit.

Përgjatë njërës hyrje është pamja e një luani që e vret një dem, simbolikë kjo e forcës mbrojtëse që i mposhtë sulmuesit.
Maja e kodrës është vendi ku dikur gjendej akropoli. Tani aty gjendet një kështjellë, e cila posedon një muze informativ.

Pamjet nga oborri i këtij muzeu ju japin një ide të mirë se si dukej plani urbanistik i këtij qyteti, dhe tani mund ta shihni kanalin Viviari i cili lidhet me liqenin e Butrintit në ngushticat e Korfuzit.

Nëse vendosni ta vizitoni këtë pasuri trashëgimore të Shqipërisë gjatë stinës së verës, është mirë të shkoni sa më herët apo sa më vonë që është e mundshme sepse vizitorët janë të shumtë! /Telegrafi/

Loading...