Lufta tregtare e Shteteve të Bashkuara me Kinën – Ja pse bëhet

Multilateralizmi “empirik” i Shteteve të Bashkuara. Pse Donald Trump është më pak i izoluar në sfidën me Kinën

Lufta tregtare me Kinën është frut i një kapriçoje të një Presidenti të çakërdisur? Aspak: Jemi përpara një kthese vendimtare të historisë dhe të raporteve me Pekinin, që kishte bërë me dije: ”20 vite zhvillim paqësor dhe pa nevojë për luftë”, që skadojnë vitin e ardhshëm. Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, por edhe Japonia, Koreja e Jugut dhe India po rreshtohen me Trump që të mos përpihen
Nga 13 deri më 14 nëntor 2006, për çdo ditë më mbrëmje, televizioni shtetëror kinez transmetoi një dokumentar me 12 episode, i titulluar “Da Guo Jue Qi”, domethënë “Ngritja e fuqive të mëdha”. Kështu, qindra milion spektatorëve ju treguan lindja e perandorive koloniale portugeze dhe hollandeze, revolucioni industrial i Britanisë së Madhe, mospërmbajtjet e fuqisë teutone, ndodhitë e ndryshueshme e Rusisë cariste e më pas sovjetike, themelimi dhe më pas Kriza e Madhe e Shteteve të Bashkuara. Sipas ish Sekretarit amerikan të Shtetit Henry Kissinger, ky dokumentar i paprecedent qe tentative për të popullarizuar një reflektim të nisur zyrtarisht disa kohë më parë lidhur me “periudhën e mundësisë strategjike” të vendit, siç ishte pagëzuar në disa analiza të kryera nga Partia Komuniste Kineze.

Një periudhë që po t’u përmbahesh autoriteteve të Pekinit do të përkonte me 20 vitet e para të shekullit të XXI-të. Mbi bazën e këtij parashikimi, midis viteve 2000 e 2020, Kina bashkëkohore do të mund të zhvillohej ekonomikisht e ushtarakisht pa mbetur ndërkohë e përfshirë në asnjë konflikt të rëndësishëm të armatosur. Ama me kush që të shmangte gabimet e fuqive të mëdha që e kishin paraprirë. Sipas kësaj analize të Partisë Komuniste, në vitin 2019 ngjitja 20 vjeçare e “qetë” e ish Perandorisë Qiellore tashmë thuajse do të kish përfunduar. Nj lexim josipërfaqësor i marrëdhënieve aktuale kino – amerikane dhe, për pasojë, kino – perëndimore, ndoshta mund të niset nga këtu: çfarë ndodh kur “periudha e mundësisë strategjike” e Kinës është në përfundim?

Për të dhënë një shembull të nxjerrë nga kronika e këtyre orëve, ndodh që George Soros, financier dhe filantrop amerikan me origjinë hungareze, të ndërhyjë në World Economic Forum e Davosit për të folur për impaktin e inteligjencës artificiale ndaj demokracisë dhe ta cilësojë kështu Presidentin kinez: “Xi Jinping është armiku më i rrezikshëm i shoqërive të hapura”. Deklarata agresive e Soros, armik i njohur i Donald Trump në shërbim përgjithmonë efektiv, duhet të bindë më së fundi disa komentatorë dhe analistë europianë që t’i lexojnë cum grano salis raportet aktuale midis Uashingtonit dhe Pekinit, pa harruar dy vite fërkime midis administratës aktuale amerikane dhe homologes së saj kineze sikur të ishin frut i një kapriçoje të një Presidenti jokonvencional.

Nga ana tjetër, një perspektivë jo ekskulzivisht Uashington – centrike mbi marrëdhëniet kino – amerikane do ta zhbënte tashmë një paragjykim kaq sipërfaqësor. Le të shikohet ajo që ka ndodhur në këtë fillimviti në Australi, demokracia e ndodhur në periferinë më ekstreme gjeografike të anglosferës dhe komshie me Kinën.

Nga njëra anë Kryeministri australian, liberalo – konservatori Scott Morrison, sapo ka përfunduar një mission të pazakontë diplomatik në disa ishuj të Paqësorit, duke shpalosur, për sa e mundur, soft power e Canberra: në Vanuatu, ku një kryeministër australian në vizitë zyrtare nuk shikohej nga viti 1990, duke premtuar infrastruktura dhe hapje tregtare; në Ishujt Fiji, vend që vitin e kaluar pas ndërhyrjeve të shumta australiane e braktisi idenë për të mirëpritur një bazë ushtarake kineze, duke synuar mbi infrastrukturat dhe emigrimin e rregullt. Në të njëjtën kohë, një tjetër mision qeveritar në Kinë, ai i Ministrit australian të Mbrojtjes Christopher Pyne, është varrosur nga një krizë diplomatike e shpërthyer papritmas

Yang Hengjun, ish burokrat i Partisë Komuniste Kineze me një jetë të dytë si shkrimtar librash thriller i natyralizuar australian, është arrestuar në fakt nga autoritetet e Pekinit – me akuzën e vënies në rrezik të sigurisë kombëtare – pavarësisht vizitës së eksponentit të ekzekutivit të Canberra.

Një gjë e paparashikuar që është verifikuar menjëherë pas protestive zyrtare të Australisë për ndalimin në Kinë të dy qytetarëve kanadezë, biznesmenit Michael Spavor dhe ish diplomatit Michael Kovrig, edhe ata të akuzuar se po konspironin kundër sigurisë shtetërore dhe ndalimi i të cilëve është interpretuar nga shumë anë si një hakmarrje për arrestimin në Kanada të drejtueses së Huawei, Meng Wanzhou. Tri episode në harkun e nja 10 ditëve që konfirmojnë sesi kapaciteti amerikan për të ndërvepruar me Kinën dhe ndoshta t’i influencojë zgjedhjet e saj nuk mund të kuptohet plotësisht pa mbajtur parasysh efektin “shumëfishues” të luajtur në këtë aspekt nga aleatët e Uashingtonit.

E vërtetë, administrata Trump nuk duket se i mban kushedi se çfarë parasysh organizatat klasike multilaterale: për shembull, në frontin aziatik Uashingtoni ka braktisur marrëveshjen e tregëtisë së lirë TPP që “rrethonte” Kinën dhe ka kontribuar deri më tani të humbasë fuqi Organizata Botërore e Tregtisë (WTO), që sipas disa përbënte instrumentin kryesor për të mbajtur nën fre parregullsitë tregtare të kryera nga Kina.

Megjithatë, deri edhe analistë shumë kritikë ndaj asministratës aktuale – si ata të Brookings Institution – e pranojnë se, në rast të konfrontimit në largësi me Pekinin, një formë e çfarëdoshme bashkëpunimi multilateral Trump herëpasëhere e ka arritur. Rasti më evident ka ndodhur në fundin e vitit 2018, kur vendet e grupit Five Eyes – Australi, Kanada, Zelandë e Re dhe Mbretëri e Bashkuar që bashkëpunojnë me “syrin” amerikan – formalisht i janë bashkuar dënimit publik të Shteteve të Bashkuara kundër kibernospiunazhit të zbatuar nga Kina. Aktivizmi i ri australian në zonën e Paqësorit, për të cilin folëm më sipër, është një tjetër shembull i kësaj loje në ekip.

Për të përballuar Pekinin, administrata Trump nuk ja përton që të përdorë atë që mund ta quajmë një multilateralizëm empirik dhe selektiv. Përtej përkufizimit të një qasjeje të tillë, është e rëndësishme të nënvizohet se pse krijimi i një fronti të ngjashëm që ka si objektiv frenimin kinez mund të realizohet pikërisht në këtë moment historic dhe falë bashkëpunimit të vendeve demokratike më të afërta gjeografikisht dhe ekonomikisht me Kinën – domethënë Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, por edhe Japonia, Koreja e Jugut dhe India. Në fakt, me afrimin e 2020 që konvencionalisht përkon me fundin e ngritjes paqësore kineze, janë këto vende që i frikësohen të parët asaj që do të ndodhë pas së ashtuquajturës “periudhë mundësie strategjike”.

Një vend si Australia, “kanarinë” demokratike ne “minierën” e kapitalizmit autoritar kinez, qysh sot pëson në mënyrë massive ndërhyrjet e Pekinit në jetën e saj demokratike. Gjithmonë Australia është vendi i parë që shikon t’i shfaqet përpara kufijve të vet një forcë ushtarake, që siç lexohet në një raport të fundit të Defence Intelligence Agency për ushtrinë e Pekinit, është tashmë në gjendje të menaxhojë një konflikt rajonal dhe njëkohësisht të arrijë objektiva ushtarake armike në të gjithë botën (megjithëse pa mundur akoma të dislokojë kudo forcat konvencionale). Duke pasur parasysh këtë perspektivë më pak Uashington – centrike, “tweet”-imet bombastike të Trump për Kinën marrin një domethënie dhe peshë të ndryshme.

Jo rastësishst, një qëndrim retorik dhe diplomatik më i zhdërvjelltë ndaj lidershipit kinez nga ana e administratës amerikane has një vlerësim të përhapur në aparatet diplomatike dhe të sigurisë të vendeve – si Australia e Japonia – legjitimisht më në ankth që të kuptojnë evoluimin e parabolës kineze. “Pikëpyetja e madhe ështe nëse përballë një forme rezistence të koncertuar në nivel ndërkombëtar, jo vetëm nga ana e Shteteve të Bashkuara, por edhe të aleatëve të tyre të shumtë, Presidenti Xi do t’i modifikojë bindjet apo pozicionet e tij lidhur me ndonjë temë”, ka shkruar Richard McGregor i think tank australian Lowy Institute, duke individualizuar kështu arsyen e “multilateralizmit empirik” të ri me shtytje amerikane.

Basti që autorë të caktuar në zonën aziatike duket se duan të vënë tani ndaj Kinës ngjan me atë të një prindi ndaj fëmijës adoleshent shumë të papërmbajtur. Babai dhe nëna fillojnë e ashpërsojnë tonet me shpresën që të ndryshojnë qëndrimet më të rrezikshme të adoleshentit, përpara se fëmija të rritet dhe të jetë tepër vonë ta kandisësh të ndryshojë.

Nëqoftëse “periudha e mundësisë strategjike” të Pekinit që po shkon tashmë drejt fundit ngjan me adoleshencën e fuqisë bashkëkohore kineze, atëhere për Canberra, Tokyo apo Ottawa nuk duket aspak e ngutur që të bëhen bashkë me Shtetet e Bashkuara lidhur me këtë çështje. Asnjë diplomat apo ushtarak – australian, kanadez apo japonez – natyrisht që nuk do ta përdorë kurrë një metaforë të tillë pedagogjike në publik, por delimitimi sot i perimetrit të sjelljeve kineze të konsideruara të pranueshme në skakierën ndërkombëtare mund të jetë rruga e vetme për të shmangur probleme më të mëdha nesër.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti: ARMIN TIRANA / bota.al

Loading...