PD mbledh sot grupin parlamentar

Një ditë pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha për djegien e mandateve PD pritet të mbledhë grupin parlamentar. Gazetari Klajdi Bodli raporton për ‘Balkanweb’ se Grupi Parlamentar i PD do të mblidhet sot në orën 10:00.

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi dje se do t’i propozojë grupit parlamentar dhe forumeve më të larta të kësaj force djegien e mandateve të deputetëve si një mesazh i qartë i ardhur dje nga protesta e opozitës.

“Ndaj unë jam sot këtu për t’ju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj. Ndaj kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta vendimmarrëse të Partisë Demokratike të Shqipërisë djegien e mandatave parlamentare në mbështetje të qëllimit dhe aspiratës që ju dje dëshmuat se është mbarëkombëtare, europiane dhe e pandalshme, mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, Shqipërinë si gjithë Europa, qeverinë tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, parlament të popullit dhe jo të krimit”,u shpreh Basha.

(BalkanWeb)

Loading...