“Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe kreu i Partisë Socialiste, nuk i mohon problemet e vendit.Ai pranon se ka korrupsion. Ashtu si ekzistojnë gjykime të drejtuara nen pranine e ryshfeteve, ka pakenaqesi te te rinjve dhe trafik droge”, e nis shkrimin media italiane.
“Por qeveria ime po bën atë që askush tjetër nuk ka pasur guximin të bëjë për të eliminuar këto sëmundje nga shoqëria”, thotë ai në një intervistë me Corriere.
Lidhur me dorëheqjen Rama është shprehur si më poshtë:
“As nuk e çoj ndërmend. Kam një mandat të qartë nga populli, kemi një mazhorancë në Parlament dhe në fund unë kam detyrimin përballë bashkëkombësve të mi. Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e minorancës parlamentare. I vetmi detyrim është kontrata me popullin shqiptar, që na ka dhënë votën për të qeverisur”.
Zoti Kryeminister, organizatat ndërkombëtare theksojnë nivelin shqetësues të korrupsionit në Shqipëri.
Qe në Shqipëri ka korrupsion është jashtë diskutimit. Dhe është një problem. Por mund të them gjithashtu se kjo qeveri po bën çmos për ta zhdukur atë.