Salianji kundër Bashës për djegien e mandateve: “Nuk ka kush zbaton reformën zgjedhore dhe…”

Ndonëse dje përmes një statusi në rrjetin social u duk se ishte pro propozimit të Lulzim Bashës për djegien e mandateve sot në mbledhjen e Grupit, Ervin Salianji ka dalë kundër.

“Jam kundër djegies së mandateve. Nuk ka kush zbaton reformën zgjedhore nëse ne djegim mandatet. për më tepër nuk dihet kush vjen nga lista e PD dhe bëhet deputet”, ka thënë Salianji në mbledhjen e grupit. Nga ana tjetër Flamur Noka, ka thënë në mbledhje se djegia e mandateve, në këtë pikë, është e vetmja zgjidhje.
(Shqiperiaime)

Loading...