Olta Xhaçka: Vlerësime nga partnerët për efektivët shqiptarë në Letoni

Një tjetër vlerësim vjen nga partnerët ndërkombëtarë për Forcat e Armatosura shqiptare.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka informoi sot se rreshter Afrim Lama është nominuar “Defender of the Week” nga kompania shumëkombëshe e mbështetjes me luftim.

“E lumtur për gjithë grup-batalionin EOD në Letoni, të cilët vazhdojnë traditën fantastike të të na bërit krenarë”, u shpreh Xhaçka.

Rreshter Lama, një person i përulur me shkallë të lartë të punës në grup si brenda kontingjentit shqiptar ashtu edhe me të gjithë personelin e grup batalionit.

“Gjithë efektivët EOD kanë treguar shkallë të lartë përgjegjshmërie, disiplinë të lartë dhe aftësi të jashtëzakonshme gjatë stërvitjeve të tyre”, vlerësoi ministrja./atsh/

Loading...