Alma Çupi:”Politikanët tanë reagojnë si majmunët, orangutangët”

Treshja e gazetarëve, Alma Çupi, Mimoza Picari dhe Ilir Yzeiri të ftuar në pjesën e fundit të emisionit “A Show” komentuan bojën e hedhur në fytyrën e kryeministrit, prej demokratit Edi Paloka.

Gazetarja Alma Çupi u shpreh se politikanët tanë shumë reagime i kanë si të majmunëve, orangutangëve. “Është për të qeshur ajo që ndodhi. Ka ardhur momenti ti injorojmë këto sjelljet, të mos i konsiderojmë fare”.

Ndërsa Mimoza Picari, nga ana e saj foli për një ngjarje që ndodh si pasojë e një shkaku, bullizmit parlamentar. Kurse Ilir Yzeiri, tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhte nëse nuk do kishte mllef dhe zemërim.

(BalkanWeb)

Loading...