Asfiksohen tre pjestarë të një familje, ngroheshin me qymyr

Gjatë mesnatës në Qendrën Spitalore në Elbasan janë paraqitur në gjendje kritike tre pjestarë të një familje që ishin asfiksuar nga çlirimi i gazrave të qymyrit që përdornin për ngrohje .

Burime spitalore bënë me dije se çifti Xhevit Shoshi 61 vjeç dhe Evgjeni Shoshi 53 vjeçe si dhe e bija e tyre 33- vjeçe Eriselda Shoshi kanë mbërritur në spitalin e Elbasanit në gjëndje të rëndë .Sipas të njëntave burime çifti dhe e bija kanë rrezikuar jetën si pasojë asfiksimit .

Të tre personat banues në lagjen 28 Nëntori në Qytetin e Elbasanit janë paraqitur në gjendje të rëndë në Spitalin e Elbasanit si pasojë e asfiksimit dhe falë ndihmës së menjëhershme të mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ky është rasti i tretë në pak muaj që në spitalin e Elbasanit paraqiten raste të rënda të asfiksimit të shtetasve nga pakujdesia si pasojë e harresës së mangallit me qymyr ndezur në mesin e dhomës së gjumit gjatë natës. Fatmirësisht personat në fjalë kanë arritur ti shpëtojnë situatës kritike të krijuar nga çlirimi i gazrave mbytës dhe menjëherë kanë kërkuar ndihmë duke u transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Elbasanit ku dhe kanë marrë ndihmën urgjente dhe ndodhet jashtë çdo rreziku për jetën.

(BalkanWeb)

Loading...