Arrestohet vrasësi i dy shqiptarëve

Policia spanjolle ka arritur të vërë në pranga 26-vjeçarin italian, Maurizio Archinito i cili së bashku me të vëllain ekzekutoi shqiptarët Alban Medha 51 vjeç dhe Ndue Bruka 28 vjeç. Gjithçka nisi në vitin 2012, kohë në të cilën Maurizio Archinito së bashku me vëllain vranë me shotgun dy shqiptarët që i grabitën shtëpinë.

Medha dhe Bruka kishin vjedhur shtëpinë e prindërve të dy italianëve me origjinë nga Siçilia dhe në shenjë talljeje i kishin lënë në krevatin e nënës së vrasësve italianë një lodër seksi (vibrator).

Dy vëllezërit italianë, në atë kohë rreth të 20-tave gjurmuan e më pas vrarë në mënyrë makabre dy shqiptarët, me shotgun dhe më pas me plumba pas kokës. Maurizio u dënua së bashku me vëllanë Mattia korrikun e shkuar me burgim përjetë për vrasje në formë hakmarrje, por u arratis drejt Spanjës, sapo gjykata ndryshoi masën e sigurisë. Ditën e djeshme përfundoi dhe arratia e të riut.

(BalkanWeb)

Loading...