Burgim i përjetshëm për ekzekutorin e Suela Sulës

Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për ekzekutorin e Suela Sulës, Fatjon Karmeshtna.

Kujtojmë se për këtë ngjarje gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm bashkëshortin e viktimës Sadetin Sula, i cili akuzohet për urdherimin e vrasjea së gruas së tij Suela Sula.

Ngjarja ndodhi më 18 prill në 2016 në Shkodër. 38-vjeçarja, nëna e tre fëmijëve u gjet e mbytur në tualetin e mobilerisë që kishte ajo dhe burri.

Biznesmeni Sadetin Sula akuzohet për “vrasje me dashje, për shkak të marrëdhënieve familjare për arsye xhelozie”. Vrasja, që u cilësua më parë si vetëvrasje, u krye nga Fatjon Karameshtna me urdhër të Sadetin Sulës.

35-vjeçari punonjës i mobilerisë, sipas Prokurorisë, ka mbytur gruan e pronarit Sadedin Sula, me urdhër të këtij të fundit. Biznesmeni i frikësohej divorcit për përgjysmimin e pasurisë dhe akuzonte bashkëshorten për tradhti.

Fatjoni

(Ekzekutori Fatjon Karmeshtna)

NGJARJA

Viktima u gjet e pajetë më 18 prill të vitit 2016, në orën 12:30, në fshatin Melgushë të Shkodrës. Trupi i Suela Sulës gjet në tualetin e mobilierisë, në të cilën viktima ishte bashkëpronare. Ajo ishte shoqëruar në punë nga bashkëshorti i saj, Sadetin Sula, i cili më pas është kthyer në qytetin e Shkodrës.

Si fillim rasti ishte konsideruar si vetëvrasje, por ekspertët mjekoligjorë arritën në konkluzionin se ajo ishte mbytur me duar nga një person. Më datën 7 prill 2017, nën akuzë u vu Sadetin Sula, i cili akuzohet për “vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Motivi i vrasjes dyshohet se ka qenë xhelozia. Por në zbulimin e mënyrës se si u krye krimi ndihmuan tabulatet telefonike. Nga to rezultoi se Sadetin Sula fliste shpesh me punëtorin Karmeshtna për gruan e tij dhe xhelozinë.

(BalkanWeb)

Loading...