Erion Kristo: ” “Nuk qeveriset një rend demokratik me mendësi diktatoriale”. Të gjithë do shkojmë në theqafje. Askush nuk do shpetojë.”

Petagogu Erion Kristo dhe drejtues i emisionit “Bardh e zi” eshte gjithmon i hapur dhe transparent ne mendimet dhe reagimet e tij mbi aktualitetin ne vend.

“Nuk qeveriset nje rend demokratik me mendesi diktatoriale”. Te gjithe do shkojme ne theqafje. Askush nuk do shpetoje.-shprehet Kristo diten e sotme ne rrjetin social facebook.

Statusi i plote:

“Ne intuiten time eshte e qarte se rendi te cilin po jetojme nuk eshte nje rend demokratik, po thjesht nje post-komunizem.

Kjo do te thote se shume gjera jane vetem dukje po jo thelb.

Kete e kuptojme fare mire, kur themi ska shtet; ose dhe kur braktisim atdheun; ose dhe kur bejme sakrifica te panumerta, si udhetime me skaf, neper male, neper kamione, etj.

Asnje komb tjeter nuk ka humbur mbi 1/3 e vet dhe te pakten kjo te mos diskutohet gjeresisht. Po nderkohe qe te gjithe e dime me siguri qe gjerat vene keq, pakkush pyet veten pse eshte keshtu. Pergjigjja eshte shume e thjeshte: eshte keshtu, se keshtu u planifikua.

Ata qe sot hiqen si heronj te demokracise, ne fakt jane metastazat e pushtetit te dikurshem te mbjella ne nje trup te shendoshe, qe duhej te ishte trupi i demokracise. Edhe sa vite do festojme ne renien e simboleve te diktatures? Ne do festojme per faktin e thjeshte se gjate nje cerek shekulli nuk ndertuam asgje te hajrit, te cilen ta quanim si vlere. Dhe kemi mbetur te fillesa.

Eshte njesoj si Bibla vetem me Kapitullin e pare: Zanafillen. Kapituj te tjere nuk kemi shkruar. Edhe ne NATO na futen nga frika se mos merrnim per kot. E nisem te paret, me shume entuziazem, po ky u fik rruges.

Pse krekosen ca tipa per nje cerek shekulli me radhe dhe pse shfaqen perseri te gatshem te marrin pushtetin? Se kane licence per kete. E di kete me siguri, sepse ma kane thene njerez qe kane qene ne kuzhine, ne kohen qe po gatuhej demokracia. Njerezit sot kane filluar te flasin. Variantet e tyre nuk perputhen me njeri-tjetrin.

Si duket e kane harruar vjershen qe kane mesuar perpara nje cerek shekulli. Por, edhe per faktin se disa dolen me te fituar e disa jo. Po ska nevoje te kerkosh neper prapaskena.

Flet vete skena. Skena e populluar me te njejtet aktore te deshtuar ne gjithcka. Une, vetem nje gje po them: “Nuk qeveriset nje rend demokratik me mendesi diktatoriale”. Te gjithe do shkojme ne theqafje. Askush nuk do shpetoje.”-M.A-laberianews

Loading...