Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativ”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin; -M.M., vjeç 38, banues në fshatin Zahrisht, Has.
Arrestimi i tij u bë pasi, për motive pronësie, ka goditur me automjetin tip “Mitsubish Pajero”, shtetasin I.A., vjeç 66, banues në fshatin Zahrisht, Has.
I dëmtuari ka marrë mjekim në spitalin Rajonal Kukës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativ”.
Loading...