Avokat Ngjela theksoi se ndërkombëtarët politikanëve shqiptarë nga të dy krahët iu kanë gjetur 5 miliardë euro në off-shore dhe këto tashmë janë faktuar.
PJESË NGA DEBATI:
Salianji: Të enjten ka serish protestë. Ne kemi thirrur qytetarët në protestë. Ishin sot të gjithë në gjykatë, ishin dy gra me probleme që ishin arrestuar.
Klosi: Ajo godinë vrau katër vetë.
Salianji: Xhamin e thyen ata që ishin brenda.
Hyseni: Jeni bërë qesharak!
Salianji: Aty kanë arrestuar njerëz që po vdesin për bukë. Ne nuk po kërkojmë të vijmë në pushtet, por po kërkojmë qeveri traznitore.
Ngjela: Po bërë dëm civil e paguan. Ajo nuk është ndërtesë e Edi Ramës.
Salianji: Sharlatan i pavotuar
Salianji: Mos ma trash zërin. Ki kujdes kur të më drejtohesh!
Ngjela: Mbarove?
Salianji: Mos fol kështu sikur ata të jenë dele e dhi.
Ngjela: Nëse nuk ka burg ka bashkëpunim. Shteti është nocion serioz. institucionet janë nocione ligjore. Deputetët i kanë bërë shtëpitë me korrupsion. 5 miliardë euro iu kanë gjetur politikanëve shqiptar në Off-shore nga të dyja krahët. Do t’i dorëzojnë me proces ligjor. Pse duan ta destabilizojnë, sepse duan të shpëtojnë gjënë e vjedhur. Maxhoranca është më e disiplinuar nga ndërkombëtarët, arsyeja mund të jetë politikë. Politika është pragmatike, politika e mençur ul dëmin, por do ta paguaj.
balkanweb