Deklarata e Matias Gatti:
Emilianon e kanë vrarë. Në këtë histori ka disa gjëra që nuk qëndrojnë, është diçka e bërë nxitimthi. Dua të kuptoj përse ka qenë i detyruar të hipë në atë avion. Ishte një lojtar i rëndësishëm dhe e lanë vetëm, pa pasur me vete asnjë përfaqësues.
Policia duhet të hetojë në pikat e errta të historisë, duam drejtësi. Duhej të kishte udhëtuar në kushte të tjera. Nuk e dimë as nëse ai avion i kishte kushtet e duhura për të kaluar La Manshin. Askush nuk do të na e kthejë Emilianon pas, por nëse dikush ka gabuar, duhet të paguajë.”
Loading...