Fier – Kapet mat i riu, lojëra fati në lokal (emri)

Një tjetër rast i aktivitetit të lojërave të fatit është evidentuar nga policia në Fier, duke proceduar penalisht edhe një shtetas 20 vjeçar me iniciale E.Ç. Ndaj 20 vjeçarit rëndojnë akuzat e “Organizimit të lotarive të palejuara” dhe “vënia në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara”.Sipas asaj që njofton policia, i riu në ambientet e lokalit që administronte vetë, ushtronte aktivitet të kundërligjëm të lojërave të fatit.

Njoftimi

Policia vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Fier për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 1 kompjuter që shërbente për llotari sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, proceduan në gjendje të lirë shtetasin: – E.Ç., 20 vjeç, banues në Fier.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në ambientet e lokalit në administrim të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun Fier deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

(BalkanWeb)

Loading...