Shënohen sot 28 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha, në sheshin qendror të kryeqytetit.
Mijëra qytetarë u ngritën më 20 shkurt të vitit 1991, për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit, kishte lejuar pluralizmin politik.
20 shkurti është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist.
Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.
Rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha do të shënonte edhe ndarjen me të shkuarën, dhe fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë.
Pamjet e atyre ngjarjeve në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës, dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.