Pezullohet nga detyra drejtori i B*rgut të Drenovës dhe dy punonjës të tjerë për lirimin e të dënuarit me b*rgim të përjetshëm Gert Gjinarari.
Ministria e Drejtësisë ka bërë një hetim paraprak ku është konstatuar se është dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore dhe kërkesat e kodit penal për dhënien liri me kusht për një të dënuar me b*rgim të përjetshëm. Ministrja tha se i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe inspektoratit për të kërkuar nisjen e procedimit disiplinor për gjyqtarin, duke shprehur sigurinë se përgjigjja nga këto institucione do të jetë e shpejtë.
Ndërkohë, drejtori i B*rgut është proceduar dhe janë referuar materialet pranë Prokurorisë Korcë, për veprën penale shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti, dhe deri në zbardhjen e ngjarjes janë të pezulluar nga detyra.
Gert Gjinarari, 45 vjeç, përfitoi lirim me kusht, në të njëjtën procedurë ab*zive që shpëtoi nga dënimi përjetë edhe Dritan Dajtin, autor i vr*sjës së 4 policëve. Gjinarari u dënua me b*rgim të përjetshëm në Itali, por me sjelljen e dosjes në Shqipëri ai kërkoi gjykim të shkurtuar, duke pranuar të gjitha aktet e akuzës, çka e çon dënimin përjetë në 25 vite b*rg. Një procedurë kjo e ndryshuar vitet e fundit, ku tashmë ndalohet gjykimi i shkurtuar për vepra të rënda penale, veçanërisht për vendime me b*rgim të përjetshëm.
Gjykata e Korçës, kryesuar nga kryetari Markelian Kuqo ka vendosur të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht, një vendim i marrë më 14 shkurt të këtij viti, në ditën e “Shën Valentinit”. Gert Gjinarari u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, ndërsa akuzohet si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vr*sjen e bujshme të Zyberit.
Në vendim shkruhet se Gjinarari është plotësisht i rehabilituar dhe i gatshëm për tu riintegruar në shoqëri, duke argumentuar se një nga arsyet e dhënies së lirisë me kusht është edhe sjella e mirë që i dënuari ka pasur në b*rg, “shembullore”, – theksohet në vendim.
“I dënuari paraqitet me normalizim të plotë të marrëdhënieve me trashëgimtarët e vi*timave nga vepra penale”, thuhet në vendim.