Grafite antishqiptare: “F**k Albania” janë shkruar në një rrugë, jo më larg se 500 metra larg bashkisë së fshatit Finiq!

Grafite antishqiptare janë shkruar në një rrugë, jo më larg se 500 metra larg bashkisë së fshatit Finiq, në të cilin ka minoritarë grek. 

Shënimet antishqiptare dhe ofenduese në rrugë, janë parë me shqetësim nga banorët që kalojnë në rrugë.

Madje bashkisë i është dërguar edhe një letër me kërkesën për të marrë masat për fshirjen e këtyre mesazheve nga rruga.

Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” shprehet se këto janë veprime të turpshme e të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme.

Letër kërkesa e plotë dërguar bashkisë Finiq:

Kërkesë
Lënda: Marrje të masave të menjëhershme
Drejtuar: Bashkisë Finiq

Prej disa ditësh në aksin rrugor që lidh fshatin Shijan me Finiqin jane parë të shkruara dhe vizatuar grafite antishqiptare. Jo më larg se 500 metra nga bashkia, në hyrje të fshatit Finiq janë vërejtur këto grafite të shkruar në gjuhën angleze “Fuck Albania”Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” dënon ashpër grafitet nxitëse të urrejtjes dhe kërkon nga Bashkia Finiq marrjen e masave të menjëhershme për fshirjen e këtyre mesazheve antishqiptare që nxisin dhunën dhe urrejtjen. Po ashtu edhe nga organet e rendit që vandalët të zbulohen sa më parë dhe të nxirren para drejtësisë, ndërsa u bën thirrje të gjithe qytetareve në vend që ta ruajnë gjakftohtësinë dhe mos ta përshkallëzojnë situatën,

Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë respketues maksimal ndaj të drejtave të pakicave etnike për një bashkjetese në harmoni dhe të paqtë. Ne besojmë në vlerat e bashkëjetesës, në harmoninë dhe bashkëpunimin mes qytetarëve tanë.

Loading...