Shenjat më ziliqare të Horoskopit

Pothuajse të gjithë e kanë pasur atë “zilinë” ndaj dikujt në jetë, por nganjëherë kjo ndjenjë mund të bëhet diçka e sëmurë.

Ajo që pak njerëz e dinë është se disa shenja të zodiakut kanë më shumë gjasa të posedojnë këtë anë të errët.

Gaforrja

Është një nga shenjat që bie më lehtë në ndjenja negative, sidomos kur bëhet fjalë për dashurinë. Njerëzit e lindur në këtë shenjë zakonisht nuk i besojnë askujt dhe gjithmonë pyesin pse gjërat janë më të lehta për të tjerët.

Virgjëresha

Një nga karakteristikat e kësaj shenje është fuqia e saj e madhe analitike. Personi i kësaj shenje shpenzon shumë kohë duke parë në çdo aspekt të jetës së tij, dhe për këtë arsye objektivat e tij bëhen më të larta. Kur ata nuk mund të arrijnë aty ku duan të shkojnë, bëhen të frustruar dhe hyjnë në konflikt të brendshëm.

Shigjetari

Ata janë impulsivë dhe xhelozë, kështu që duke parë atë që të tjerët kanë, ata ndjehen të frikësuar. Shigjetarët kanë gjithashtu një përzierje të emocioneve, pasi ata ndonjëherë mund të kenë ndjenja negative me njerëz që i çmojnë me të vërtetë.

Bricjapi

Ata janë shumë të zellshëm në çdo gjë që bëjnë, por kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç ëndërrojnë, ata tentojnë të ndjejnë shumë zhgënjim. Ana e tyre inteligjente i bën të duan të përfitojnë nga disa situata, edhe pse shumë shpejt pendohen.

Loading...