Gjenden në koshin e plehrave bizhuteritë e vjedhura me vlerë 7 milionë dollarë

Thesari mbretëror suedez që u vodh në një katedrale një vit më parë është gjetur në një kazan plehrash në Stokholm.

Dy kurora dhe një spektër që datojnë në vitin 1961 u morën nga Katedralja Strangnas në perëndim të Stokholmit më 31 korrik 2018.

Bizhuteritë, që u përdorën për funeralin e Mbretit Karl IX dhe të Mbretëreshës Kristina, janë me vlerë 7 milionë dollarë.

Një zëdhënëse e policisë tha për Sky Neës se: “Një roje sigurie gjeti se bizhuteritë në një kazan. Tani po punohet për të përcaktuar nëse janë me të vërtetë bizhuteritë e vjedhura.”

Ndërsa nuk konfirmoi vendndodhjen e kazanit në Stokholmit ku u gjendën thesaret.

Gjyqi i një 22-vjeçari i akuzuar për vjedhjen e bizhuterive u shty dje pas gjetjes së bizhuterive.

Loading...