Monika Kryemadhi është tallur me Bashën, pasi nuk ka ndërmend që të djegë mandatin e deputetit, të cilin e përdor si mburojë për t’u mos arrestuar nga SPAK-u.
Monika ka bërë një hile në formularin e dorëheqjes së deputetëve. Ajo ka vendosur që të shtyjë djegien e mandatit të saj në 20 prill. Në këtë mënyrë, Monika kërkon të fitojë kohë, me qëllim që sapo Basha dhe deputetët e tij të djegin mandatet dhe të dalin jashtë politikës, ajo do të bëjë një deklaratë tjetër, ku do të thotë se do ta mbajë mandatin.
Hileja e Monikës vjen edhe pas deklaratave të fortave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
SHBA paralajmëroi opozitën se nuk ka asnjë shpresë për të destabilizuar vendin, për t’i shpëtuar drejtësisë dhe për të marrë pushtetin në tavolinë. Edhe vetë bashkëshorti i Monikës, Ilir Meta, për ta mbajtur mirë me ndërkombëtarët, bëri thirrje që të mos digjen mandatet.
Kështu që LSI ka vendosur që të tërhiqet nga kjo aventurë. Vetë Monika e shtyrë djegien e mandatit, ndërsa shumë deputetë të LSI e kanë hedhur këtë deklaratë në kosh./Pamfleti