UASHINGTON – SHBA dhe Kina në kërkim të zbutjes së tensioneve

Të angazhuar në një ofensivë të gjerë diplomatike kundër Pekinit, administrata amerikane pret sot dy përgjegjës të lartë kinezë për një takim gjatë të cilit do të kuptohet nëse ka ardhur çasti i qetësimit, tri javë para një takimi kokë më kokë Trump-Xi.

Ministri amerikan i Punëve të Jashtme dhe i Mbrojtjes, Mike Pompeo dhe James Mattis, do të takohen në Uashington me homologët e tyre kinezë, Yang Jiechi dhe Wei Fenghe dhe më pas do të japin një konference për shtyp të përbashkët në mesditë në Departamentin e Shtetit.

Ky takim i dytë i dialogut diplomatik dhe mbi sigurinë, pas të parit në qershor 2017, vjen në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve amerikano-kineze të vendosura nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij, Xi Jingping.ATSH

Loading...