Basha: “Mirëse vini këtu! Hape, të vinë të gjithë Këtu ka vend për të gjithë shqiptarët vec kriminelëve”

Duke brohoritur “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, mbështetësit e opozitës janë ftuar të gjithë në futen në selinë e PD-së nga kryedemokrati Lulzim Basha.

“Mirëse vini këtu! Hape, të vinë të gjithë Këtu ka vend për të gjithë shqiptarët vec kriminelëve”, tha Basha.

Kryedemokrati theksoi se beteja e radhës do të jetë anë e mbanë vendit, ndërsa nisi të këndojë himnin e flamurit.

“Opozita parlamentare sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kyçin Parlamentit të krimit, prej sot jemi qytetarë të thejshtë në krahun tuaj, me ju dhe për ju.

Nisëm sot një rrugëtim shprese, nuk do ndalet deri sa ëndërra europian të bëhet realitet. Deri sa ta largojmë kryehajdutin.

Rama ik…! Le ta shpërndajmë këtë energji mirënjoheje që mund të burojë vetëm nga shpirti i një race europiane, sic jemi ne.

Të vazhdojmë të largojmë Maduron e Ballkanit, Shqipëria do të ketë një të ardhme kjo nuk i takon kriminelëve, nuk u takon Shullazëve, narko-trafikantëve, oligarkëve hajdutë.

Kjo do të jetë e ardhmja tuaj, duam ti japim fund padrëjtësisë”, theksoi Basha.

https://www.facebook.com/newsbomb.al/videos/336996600242651/?t=0

Loading...