Sali Berisha:”Rama do iki siç iku në ’96 me rrobat e gruas”

Ish-kryeministri Sali Berisha, ndonëse nuk ka folur në podium si të gjithë deputetët e tjerë, ka shprehur konsideratën e tij për vendimin e gardistëve ndërkohë që ka deklaruar se shumë shpejt Edi Rama do të largohet siç iku një herë e një kohë kur u largua me rrobat e gruas së tij.

Berisha u shpreh:

Unë jam midis qytetarëve më i fortë se kurdo tjetër dhe do vazhdojë çdo minutë çdo orë, çdo ditë, çdo javë betejën deri në ç’montimin e narko-shtetit në Shqipëri.

Do dëshmojmë edhe një herë se jemi në grahmat e fundit.

Ia mbathi një herë në ’96 me rrobat e të shoqes e ma prunë në Kakavijë po s’desha ta turpëroj. Sot po bën të njëjtën gjë e ashtu do të iki nga pushteti narkotik.

Natyrisht që ka shumë mendime se do mbështeten aktet e opozitës, por deputetët tonë e bënë në emër të vlerave që mos qëndrojnë në një Parlament që ka vetëm vrasës dhe kriminelë.”

Aktualisht protesta e opozitës është zhvendosur në sheshin para Kryeministrisë, ndërsa kryeministri Rama u largua, por nuk dihet ende destinacioni i tij.

Ditën e djeshme u raportua se Rama do të ishte në Gjirokastër në kuadër të turit “Bashkia që Duam”, por këto lajmë janë përgënjeshtruar nga stafi i Kryeministrisë, duke thënë se nuk kishte një plan të Ramës për Gjirokastër, pasi Kryeministri nuk lëviz asnjëherë të enjten, për shkak të seancës plenare.

Loading...