Kryemadhi kërcënon:”Kush s’dorëzon mandatin e ka vendin në koshin e plehrave”

“Besoj se mesazhi është shumë i qartë.

Sot na dhanë më shumë energji dhe pozitivitet për ta çuar deri në fund misionin dhe ndarjen përfundimtare me atë Parlament për të cilin për 27 vjet shqiptarët kanë shpresuar se jemi në demokraci, por që na ktheu mbrapsht”

Kështu tha kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në përfundim të takimit që pati pas protestës së sotme me kryedemokratin Lulzim Basha.

Ajo shtoi se sot opozita dhe deputetët e opozitës janë të lirë nga kapja e çdo zinxhiri politik, i cili është i lidhur me krimin më shumë se kurrë.

Në këtë linjë deklaroi se ajo çfarë ndjejnë deputetët, edhe ajo vetë personalisht, është që më shumë seç kushton liria nuk kushton asgjë tjetër.

“Dhe liria është një nga gjërat më të mira, sepse në fund të fundit morali dhe përfaqësimi që kemi ne atë nuk është që të përfaqësojmë grupet e interesit, oligarkët apo kapjen e individëve të caktuar. Qoftë kjo nga drejtësia, apo qoftë nga krimi i organizuar apo allishverishet e caktuara”, tha Kryemadhi.

E pyetur nëse ka deputetë të tjerë të LSI, përveç Lefter Kokës në listat që pasojnë deputetët aktualë të cilët mund ti bashkohen mazhorancës dhe nuk duan të lënë mandatin e deputetëit, Kryemadhi deklaroi se grupi teknik po punon, por nënvizoi se këtu nuk është çështje deputeti, këtu është çështje fryme.

“Kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave si ato të Ukrainës le ta provojë. LSI-në, opozitën nuk i mbajnë peng as inceneratorët, as tenderat, as Vettingu dhe asgjë tjetër. Faleminderit”, tha në mbyllje kryetarja e LSI.

Loading...