Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka folur në mesin e protestuesve, ku i ka bërë thirrje Ramës që të largohet.
“Jam sot këtu për t’i thënë dallkaukut të përparimit: hapi rrugë shqiptarëve, zgjedhjeve të lira sepse shqiptarët do ta marrin vetë fatin e tyre në dorë.
Nëse detyrove 4 mijë shqiptarë të iknin nga Shqipëria, sot ka ardhur koha të ikësh ti.
Shqiptarët janë të gatshëm siç larguan komunizmin të të largojnë dhe ty.
Nuk mundet taksat e shqiptarëve të shkojnë tek duart e pesë vetëve.
I them o 99-ç, largohu ose shqiptarët do të punojnë qindëshin”, tha Idrizi.
Loading...