Një i ri është gjetur i vetëvarur në qelinë e paraburgimit në Bradashesh të Elbasanit.
Mësohet se 23-vjeçari Bledar Doda u gjet i pajetë nga gardianët e burgut. Pavarësisht se ai është transportuar për në spital ka qenë tepër vonë, pasi kishte ndërruar jetë.
I riu nga Burreli prej 3 muajsh ndodhej në paraburgim, pasi ishte arrestuar për përndjekje. Ai kishte shfaqur prej kohësh shenja të depresionit, por ditën e sotme ka ndërmarrë veprimin ekstrem.
Trupi i të riut pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore në Tiranë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.
(BalkanWeb)
Loading...