Kush e filmoi policin nga Malësia?Gjykata merr vendimin

Berhan Bajrakurti, specialist në njësinë Gruemirë që rreth dy javë më parë u bë pjesë e një skandali, pasi u dyshua se i dërgonte video i*time një 15-vjeçareje.

Ditën e sotme ai ka fituar lirinë pasi Gjykata e Shkodrës bëri rivlerësim të masës së sigurisë duke e ndryshuar atë në “detyrim paraqitje”.

Nga akti i ekspertimit të videos ka rezultuar se personi që i ka bërë filmimin int*m, është gruaja e tij.

Nga verifikimet e kryera prej prokurorisë së Shkodrës, ka rezultuar se Bajrakurti ka filmuar veten në çaste int*me me bashkëshorten e tij.

Seanca gjyqësore u krye me dyer të mbyllura ndërkohë që pranë gjykatës ishin edhe familjarë e të afërm të efektivit të policisë.

Sipas dëshmisë së dhënë disa ditë më parë, polici pranon autorësinë e videos, por jo akuzën për ngacmim sek*ual ndaj të miturës.

Loading...