Thirrja e babait: Shpëtoni tim bir!Fati i 7 vjeçarit në duart e shqiptarëve!

Javën e kaluar emisioni “Shqiptarët për shqiptaret” një baba i dëshpëruar me zemër në dorë kërkoi ndihmën e shqiptarëve.

Familja Çela jeton në Pezë Helmës, një tragjedi u ka ndodhur. Djali 16 vjeçar Ervisi. ka ndërruar jetë, mjekët nuk i dhanë asnjë diagnozë se përse djali i tij ndërroi jetë.

Kryefamiljari ka një brengë të madhe pasi djali i tij i vogël 7 vjeçar Selmani është shumë i sëmurë. Selmani i vogël, vuan nga Aplazia Modulare, një lloj Leuҫemie dhe ka nevojë urgjente për transplant të palcës kurrizore.

Mundësia dhe shpresa e fundit për të është ky transplant, dhurues i së cilës do të jetë Anxhela, motra e tij.

Operacioni duhet të kryhet në Turqi dhe kushton rreth 160 mije euro. Kjo shumë mbulohet nga spitali, falë bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë me shtetin Turk, por familjes u duhet të qëndrojnë në Ankara për rreth një vit, dhe nuk kanë asnjë të ardhur për ta përballuar jetesën jashtë vendit. Mustafai punon në ndërtim dhe është deri në fyt me borxhe.

Prindërit janë duke pritur me ankth përgjigjen përfundimtare të analizave të vajzës, nëse palca e saj përputhet plotësisht me atë të djalit. Nëse ajo del negative, do të ishte një tragjedi e dytë. Por si do të jetë përgjigja e analizave? A e kanë ndihmuar shqiptarët familjen Çela të jetojë në Ankara ndërkohë që djali i vogël kurohet? Ndiqni emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” live në News 24

Vijon…

Loading...