Ai e bëri të qartë se vendimi i parë i i kryesisë së PD ishte hartimi i një kalendari për vazhdimin e protestave në të gjithë vendin. Ndërsa shtoi më tej se një tjetër vendim i dalë nga kjo mbledhje është edhe ngritja e shtabeve politike.
“Do hartojmë një kalendar protestash popullore në të gjithë vendin dhe protestave kombëtare në Tiranë. Vendimi i dytë ka të bëjë me ngritjen e shtabeve politike dhe organizative në nivel qendror dhe lokal, të cilët në bashkëpunim me opozitën e bashkuar do bëjnë të mundur përparimin me këtë kalendar pune. Morëm vendimin për shpalosjen e programit të PD. Ne do t’i japim Shqipërisë vizionin tonë me besimin se Shqipëria do të ketë një të ardhme.
Bashkë me qytetarët shqiptarë do të marrim vendime se si do të shkojë kjo e ardhme. Politikat tona për pensionet, për biznesin, sipërmarrjen që të hapë vende pune, politikat tona për zhvillimin ekonomik dhe një vendi në krah të njerëzve. Morëm vendimin për ndërthurjen e këtij turi protestash me një tur programi për Shqipërinë”, tha Basha pas mbledhjes së kryesisë për mediat.