Udhëtimi me autobus i Selmanit të vogël do të ishte shumë e rrezikshme pasi mjekët ia kishin bërë të qartë që nuk mund të udhëtonte aq gjatë në gjendjen e tij. Në Aeroportin ndërkombëtar të Rinasit ka dalë për ti përcjellë Amarildo, vëllai i madh.
Ndarja është e trishtë…
Elvisi dhe Sidriti komunikojmë përmes Skype-it me Mustafain dhe familjen e tij. Ata tashmë ndodhen në Ankara ku fëmijët janë duke kryer analizat e fundit. Mustafai thotë së janë akomoduar në një banesë me qira, jemi mirë, falenderojmë shqiptarët, vëllezërit tanë.
Elvisi: E rëndësishme është që ju mos të keni probleme, më paratë. Ne duam që ju mos t’ju mungojë asgjë. Stafi është në komunikim me ju. E dimë që qiraja është e lartë, kontrata juaj është e shtrenjtë, por mos u mërzit shqiptarët janë pranë jush!
Ju na thatë se do qëndroni disa kohë atje, ne i dimë harxhimet tuaja. Ju do hapni një numër llogarie dhe ne do ju dhurojmë edhe 10 mijë euro të tjera, krahas 5 mijë eurove. Ju keni një grua heroinë dhe një familje te forte. Ne jemi miq tashmë, çdo vështirësi e juaja është edhe vështirësia jonë. Prej jush duam lot gëzimi tani e tutje.
Mustafai: Ju falënderoj shumë, ju jam mirënjohës për gjithçka. Falenderojmë gjithë shqiptarët.
Elvisi: Zoti të bëjë atë që është më e mira!
(BalkanWeb)