Shpeshherë të kritikuar për mënyrën e të lexuarit si robotë të komunikatave të regjimit komunist, prezantuesit e televizionit kinez po përballen me konkurrencën e robotëve më natyralë se kurrë.
Duke e konsideruar si hera e parë në botë, agjencia Hsinhua prezantoi këtë javë një çift prezantuesish virtualë të revistave televizive duke iu bashkuar përpjekjeve të bëra nga Pekini për të inkurajuar teknologjitë e inteligjencës artificiale.
Njëri me kostum të zi, kravatë të kuqe, tjetri me xhaketë dhe kravatë gri, dy prezantuesit informatikë prezantojnë në ekran tekstin e futur në sistemin e tyre duke lëvizur buzët sipas tekstit të lajmit.
Njëri flet kinezisht, ndërsa tjetri anglisht.ATSH
Loading...