Mali i Çikes
08 Mars 1983
Pasi zbritëm nga Mali i Çikës mbi Llogara, në një kurrizore të mbuluar vende-vende me akull e dëborë arritëm në Qafen e Shëngjergjit – 1157 m. (tek Saranxha katrore e italianit) Mbasi bëmë një pushim të shkurtër, filluam të eksploronim Përroin e Kullunxhiut.
Në krahun e majtë vizituam Shpellën e Koshtit (Kollundriut), ku zbuluam katër rrota të vogla guri me mbishkrime shumë të lashta, plot sëastika tepër interesante .
Vlen të theksohet se kur zbret në thellesi të përroit të Shkalles, në një pjesë shkëmbore janë fotografuar disa mbishkrime tepër interesante. (Shif foton).
Pasi i sistemuam pllakat e shkruara, zbritem tek Burimi i Rrapit për të pirë ujë. Këtu takuam një bari që na tregoi Shpellen e Pirgut.
Pirgu ishte katrore dhe kishte lartësine 10 metra.
Mbas një eksplorimi të imët të kësaj zone, iu drejtuam fshatit Terbaç duke ndjekur intinerarin Shtegu i Baltes, Bulica, Rrrezat e Ariut, Hunda Ilqe, Burimi i Lujtit (Burimi i Rrapit te rrezuar), Varri i Beqares, Hunde Bube, Përroj i Grabijes etj.
Në lagjen Shëngjergj, në afërsi të shtepive të Bejo Shirokut, Cane Lazes dhe te Shaban Malajt takuam edhe nje grua të moshuar, të quajtur Sulltane, të cilën e pyetëm për të gjith ato që kishim parë në eksplorimet tona, si dhe për pllakat e gurit me mbishkrime të lashta.
Haxhi e Bejo Shiroku me Çelo Abazin më rekomanduan që të bisedoja me plaken Sulltane, mbasi ato do të niseshin në Qendër të Tërbaçit. Ne qëndruam me me plaken e cila na rrëfei këtë legjendë interesante:
“……….. Unë e njoh mirë këtë zonë, mbasi kam punuar shumë që kur isha nuse në këtë fshat.
Prindërit e burrit dhe shumë të moshuar tregonin se sipër qafës së Shen Gjergjit janë shumë guva e shpella, ku banoret e fshatit janë fshehur nga romaku e turku, se të parët e tyre nuk ishin as kaurr e as muhamedanë.
Të cilët kishin zbritur në këto vende me një zog të madh prej argjendi.
Kur zogu u fut në mjegullën e dendur, ai u përplas me Malin e Çikes dhe u nda në dyshe, duke ngritur në qiell një flakë shumë të madhe dhe me një gjemim shurdhues.
Për shtatë muaj e tërë maja e Çikes shkëlqente nga një zjarr i pa dukshëm ku kundermohej era e barotit.
I gjithë mali ishte mbushur me copa të vogla argjendi nga zogu me gjoks gruaje.
I cili e kishte grryer malin në dy drejtime, që nga ana e Palasës në Dhërmi, u formua Përroj i Ksirolakut, por edhe këndej nga ana e jonë u hap një përrua shumë i madh që u quajt edhe ky Prroj i Ksirolakut. Njerëzit që zbriten ishin shumë të fuqishëm dhe me flokë të verdhë.
Ato filluan të merreshin me blektori, ku me teper rrisnin dhitë e mëdha.
Të gjithë këto njerëz në gjokset e tyre mbanin një kryq si të gjermanëve, i cili shkëlqente si copat e zogut të thyer. Këto copa disa njerëz filluan t’i mblidhnin, por të gjithë u semurën.
Që nga ajo ditë askush nuk doli më në Malin e Çikes për ti mbledhur ato.
Të parët tanë që erdhën këtu ishin të pashem dhe trupat e tyre i kishin të shkruar me luleboje (tatuazhe).
Ato kërkonin të flisnin me perenditë që ishin lart në qiell dhe për t’i tregua se ishin të gjallë.
Në tokë gdhendnin pirgje prej shkëmbi me forma të çuditshme dhe jetonin në Shpellën e Dhive.
Ç’do mengjës i luteshin diellit sapo fillonte të linte mbi majat e maleve përtej Lumit të Vlorës.
Për të ruajtur historite ë tyre ato filluan të shkruanin mbi pllaka të mëdha guri, dhe i vendosnin në malet e larta për ti kenduar perendite mesazhet e tyre……………… !(Gezim Uruci )