Gjirokastër, pazari sjell aromën e traditës

Gjirokastra tashmë është shndërruar në një destinacion turistik dhe kulturor falë dhe investimeve dhe rijetësimit të pazarit, ku turistët vendas dhe të huaj shijojnë asetet e trashëgimisë kulturore si dhe kulinarinë e shumëllojshme që kjo zonë ka.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti për Gjirokastrën është shprehur se, “morëm përsipër të realizonim atë që premtuam: T’i kthejmë Gjirokastrës kurorën e krenarisë shqiptare.

Gjirokastra sot është shndërruar në një kantier të madh, ku punohet në shumë fronte”.

“Manjola Bici tregon për Pazarin e Ri të Rijetëzuar, ku tregtohen prodhimet “Made in Albania”.

Aty mund të gjeni zahire, gliko, trahana, raki, çaj mali, aroma e tradita të gjysheve nga Lunxhëria, Pogoni, Zagoria, Libohova.

Kemi berë shumë, më shume do të bëjmë”, përfundon Margariti. /atsh

Loading...