Avokati Spartak Ngjela ka lëshuar akuza të forta kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.
Sipas Ngjelës të tre këta persona kanë lidhje me rusët. Po ashtu Ngjela shprehet se çadra që Partia Demokratike ngriti para godinës së Kryeministrisë u sponsorizua nga rusët.
Ngjela ka thënë për gazetën “Sot” se në kohën kur u ngrit çadra në Shqipëri kishin mbërritur 450 oficerë rusë për të zbatuar planin e tyre de stabilizues.
Ja si është shprehur Avokati Spartak Ngjela:
Unë flas me fakte.
Faktet që kam pasur i kam denoncuar. Çadra drejtohej nga rusët dhe unë deklarova që kishin ardhur 450 oficerë rusë.
Këtë e kam të dhënë të sigurt, me fakte. Nuk ma kanë dhënë ish-drejtorë, por ma kanë dhënë ata që merreshin me këtë problem në Shqipëri.
Ishte përgatitur një skemë shumë e rrezikshme dhe unë e kam denoncuar. Për të tjerat nuk di të them, por e di që këta që janë në hall rreth e rrotull shkojnë ose në Beograd, ose në Moskë.
Ata shkojnë për të garantuar dhe siguruar gjënë e vjedhur. Por nuk e garantojnë dot. Do ta dorëzojnë të gjithën, një nga një që të gjithë. Lodhen kot.
Trazirat në vend po bëhen për të destabilizuar vendin dhe për të bërë një pengesë për reformën në drejtësi, por nuk do të arrijnë dot asgjë.”