Çdo 22 shkurt dhe 22 nëntor, dielli përshkon hyrjen e tempullit, duke lëshuar rrezet e tij mbi fytyrat e statujës së faraonit dhe shokëve të tij.
Fenomeni, i cili ndodh më datën 22, dy herë në vit, përkon me kohën e mbjelljeve dhe korrjeve në Egjipt.
Faraoni i tretë i dinastisë së 19-të të Egjiptit, Ramsesi II sundoi me perandorinë egjiptiane në periudhën mes viteve 1279 dhe 1213 para erës sonë.
Ky fenomen diellor, për herë të parë u zbulua në kohërat moderne, më saktësisht në vitin 1874 nga eksploruesja angleze Emilia Edwards, një dukuri të cilën e regjistroi në librin e saj të botuar “A Thousand Miles Above the Nile”./atsh/
Loading...