Deputeti i PD Murrizi: “Kur ti nuk ke kushte, atëherë tregon se nuk e ke seriozish”

Partia Demokratike ka përjashtuar mbrëmjen e sotme deputetin Myslym Murrizi të zgjedhur në Lushnje, pasi doli kundër vendimit të grupit duke refuzuar që të heqë dorë nga mandati.

Por si e komenton Murrizi vendimin e Kryesisë së PD-së dhe cfarë do të bëjë në vijim?

Në Repolitix deputeti demokrat u shpreh se Lulzim Basha duhet të vendoste tre kushte për qeverinë dhe nëse një gjë të tillë do ta bënte atëherë ai do i bashkohej grupit për të djegur mandatin.

“Nëse Basha do të kërkonte tre gjëra si kushte qeverisë; ndryshimin e hartës territoriale, reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore, atëherë unë do të isha i pari që do të hiqja dorë nga mandati.

Por kur ti nuk ke kushte, atëherë tregon se nuk e ke seriozisht” tha ai./report tv

Loading...