Në mesjetë fatet e Vlorës lidhen me kështjellën e Kaninës.
Më 1081 ajo u pushtua nga normanët, më 1205 nga Venediku, pastaj kaloi në sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 u përfshi në mbretërinë e Arbërisë.
Në shek. V. u bë një qendër e lulëzuar tregtare e zejtare, si despotat më vete.
Kaloi në shek. XIV nën sundimin e Balshajve.
Osmanët e pushtuan më 1417 dhe kjo zonë ofronte portin e parë të pushtuar prej tyre në Adriatik.
Në shekujt e mëvonshëm u bë edhe qendër sanxhaku, i cili u trashëgua gati pa ndërprerje nga Vlorat, oxhaku i qytetit.
Më 1531, u ndërtua një kala afër detit (në vendin e stadiumit të sotëm) që mendohet se është projektuar nga arkitekt Sinani.
Kalaja njihet edhe si Kalaja e Skelës dhe është objekti për të cilin po shkruajmë.
Historiani turk Evlija Çelebiu e konsideronte Kalanë e Skelës si një nga mrekullitë e arkitekturës osmane dhe në të njëjtin nivel me Kullën e Selanikut.
Zona në të cilën ishte e ndërtuar Kalaja e Skelës u deklarua Monument kulture në vitin 1963.
Në vitin 2000 u zbuluan pjesë të themeleve të Kalasë së Skelës, por nuk u krye asnjë studim i materialit arkeologjik të zbuluar.-n.s/dita