Kështjella e Kaninës një nga destinacionet e preferuara të turizmit historik dhe kulturor në Vlorë.

Kështjella e Kaninës ngrihet mbi një kodër prej 380 m të lartë në pjesën juglindore të qytetit të Vlorës.

Arkeologët e kanë përcaktuar si një fortesë me karakter mbrojtës që i shërbente qysh në antikitet bashkësisë ilire të Amantëve.

Me një sipërfaqe prej 3.5 ha dhe e rrethuar me mure që i përkasin teknikave, stileve dhe kohëve të ndryshme, kështjella, ishte e aftë të strehonte njerëz dhe mjete të konsiderueshme.

Qëllimi i saj ishte kontrolli mbi gjirin e Vlorës, fushat bregdetare dhe luginën e poshtme të Lumit Shushica.

Këtë rol ajo e luajti edhe gjatë shekullit të fundit, kur në vitet ‘90, kur prej saj u largua i fundmit nënrepart i Ushtrisë shqiptare.

Kështjella e Kaninës mbetet edhe sot një nga destinacionet e preferuara të turizmit historik dhe kulturor në Vlorë.

Nuk mund të kuptohet Vlora pa Kaninën dhe anasjelltas Kanina pa Vlorën.

E natyrisht që një shkrim i tillë nuk shërben veçse si një “ngacmim” që nëpërmjet përmendjes së këtyre personazheve të historisë, të “pasurojmë pasaportën” turistike të këtij monumenti.

Loading...