Pasagjerët të terrorizuar kanë bërë të ditur se kanë parë të dilte tym nga avioni.
Mjeti ka bërë ulje të detyruar.
Lajmi bëhet i ditur për nga një prej pasagjerëve, që tregon edhe minutat e tmerrit.
Ai thotë se ishin nisur normalisht në orën 07:00 të mëngjesit me një avion të linjës “Blue Panorama”, kur ndodhi defekti në ajër.
“U ngritëm normalisht, ishim në det, sapo kishim kaluar Durrësit kur pamë tym të dilte nga avioni, kabina u mbush me tym.
Ishte tmerr, kishte edhe fëmijë që nisën të qanin”, tregon pasagjeri që preferon të mbetet anonim.
Ai shtoi se avioni ishte shumë i vjetër.
Mësohet se në bordin e avionit kanë qënë 45 pasagjerë. Mësohet se avioni ka qënë i kompanisë “Blue Panorama”.
Loading...