Dalin detaje tronditëse nga vrasja me 5 plumba në Durrës

Pak orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të kësaj të diele në zonën e ish Kënetës.

Sipas të dhënave policore, bëhet me dije se viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin, madje para vrasjes kishin qenë të ulur bashkë në lokalin e lagjes. Pikërisht aty, teksa pinin ka nisur një konflikt mes tyre.

Mësohet se ata nuk janë konfliktuar fizikisht, por kur janë ngritur autori Ndue Zefi 37-vjeç ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë kallashnikovin për të “larë hesapet”.

Ai i ka zënë pritë fqinjit të tij Martin Ndreca 45 vjeç dhe e ka qëlluar pikërisht në vendin që shihni në videon e sigruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodjana Haxhiaj.

Mbi trupin e viktimës janë derdhur pesë plumba, zhurma e të cilave ka zgjuar gjithë lagjen. Kanë qënë banorët e zonës ata që kanë gjetur të pajetë 45-vjeçarin si dhe kanë lajmëruar më pas policinë.

Pas hetimeve blutë e Durrësit kanë mundur të identifikojnë dhe shpallin në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes. Për momentin mbeten ende të paqarta motivet që e shtynë 37 vjeçarin të ekzekutonte me 5 plumba fqinjin e tij.

(BalkanWeb)

Loading...