“I vuri kod telefonit, s’më tregonte ku shkonte”, pas tradhtisë burri nga Vlora shpërthen në lot: S’më lë…

Jo vetëm gra të vuajtura e që ankohen për burrat e tyre se nuk i lënë të shohin fëmijët pas ndarjes.

Prej 6 muajsh një baba nga Vlora nuk mund të shohë djalin e tij pasi ish-bashkëshortja nuk e lejon. Amanti Shakaj inxhinier nga Vlora i është drejtuar emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 për të sjellë historinë e tij dhe për të kërkuar një zgjidhje.

Sipas tij ish bashkëshortja nuk e lejon të shohë të birin edhe pse ky i fundit paguan detyrimet e caktuara nga gjykata pas divorcit. Sapo ka nisur të flas,babai ka shpërthyer në ngashërima, duke folur mes lotësh se e ka marrë malli për të birin 8 vjeç.

E pikërisht 8 vjet më parë Amanti kurorëzoi dashurinë e tij në martesë me ish- bashkëshorten. Por mosmarrëveshjet e shumta sollën divorcin në 2017. Amanti thotë se ish-gruaja i refuzon të drejtën e takimit me të birin duke i thënë se nuk është djali i tij.

Babai i dëshpëruar i është drejtuar Zyrës Përmbarimore të Vlorës, ka bërë kërkesë për të takuar djalin pasi ai është një pagues i rregullt i pensionit ushqimor. Aktualisht Amanti thotë se ish-bashkëshortja është larguar nga qyteti i Vlorës dhe është zhvendosur në Tiranë, por nuk ka arritur të komunikojë me të pasi ajo e refuzon t’i përgjigjet.

“Nuk mund ta marr dot djalin në shtëpinë time (qan). Jemi njohur në vitin 2007, sa isha kthyer nga Italia. Para njohjes kam jetuar 2 vite e gjysmë në Itali. Jemi njohur në plazh, pastaj lindi dashuria. Ishte dashuri me shikim të parë. Me thënë të drejtën ishte pak me nxitim sepse familja e saj ishte familje nga këto tradicionalet që duan t’i bëjnë gjërat shpejt e shpejt. Kisha presione nga familja e vajzës që gjërat të bëheshin shpejt e shpejt. Në fillim kemi pasur pak probleme ekonomike si gjithë çiftet e reja. Më vonë unë emigrova, edhe në vendet e Afrikës që familjes të mos i mungonte asgjë. Ish-bashkëshortja ka mbaruar ekonomikun, ka qenë në drejtorinë e Tatimeve të Vlorës. Unë jetoj me nënën sepse babai më ka vdekur herët. Kam dhe dy motra të martuara që jetojnë jashtë shtetit. Por dhe nëna ime ka jetuar në atë kohë që ishim bashkë në Itali dhe nuk kishim një person të tretë që të hynte në mes. Nuk kemi pasur probleme. Kur u lidhëm ishte pa punë e kur u fejuam, problemet erdhën pasi zonja filloi punë në Drejtorinë e Tatimeve në gusht të 2015. E mbante telefonin me kod, që do të thoshte se kishte sekrete. Arriti që s’po pyeste më. Bënte çfarë i thoshte koka asaj. Lëvizte nga puna dhe nuk më thoshte ku do vente. A nuk duhet ta dijë burri ku është gruaja?”, tha Amanti.

Ai ka shpjeguar më tej problemet me bashkëshorten dhe dyshimet e tij për një lidhje tjetër.
“Unë e kuptova që zonja kishte një lidhje tjetër. Unë mora tabulatet telefonike dhe me anë të tyre u vërtetua gjithçka. E kisha nuhatur por nuk i kisha rënë në sy. Komunikimi im ka qenë aq i duruar, s’ka vlonjat që mund të marrë me përkëdheli por unë i kam thënë që nëse do të ndahesh thuaj dhe gjithçka mbaron, fëmija është i përbashkët.

Më ka thënë në një moment që po kam dalë me një person por kam dalë veç për kafe”, tregoi ai.
Megjithatë ai tha se problemet mes tyre kanë mbaruar se tani kërkon të shohë vetëm të birin, pasi ish-gruaja po ia largon dhe për më tepër justifikohet duke thënë se djali 8-vjeçar nuk do të rrijë me të atin.

“Edhe kur e kam takuar para 6 muajsh, djali rrinte me frikë dhe shikonte gjithë kohën të ëmën që rrinte si xhandar. Unë dua vetëm të shoh tim bir. I kam rrobat që i kam blerë ende në dollap, dua t’ia jap. Dua të rri me të”, tha i ati.
Në emision janë publikuar edhe derdhjet që Amanti kishte bërë për të birin çdo muaj rregullisht.

Loading...