Dy këngëtarët kanë preferuar të mos flasin shumë rreth kësaj ndarjeje e kjo ndoshta e ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut.
Seldit shpesh në komentet në Instagram ja përmendin Mimozën dhe e kritikojnë e kjo gjë duket se këngëtarit i ka ardhur ‘në majë të hundës’. I ftuar në “Xing me Ermalin”, Seldi ka treguar edhe një histori sesi fansat po i ndërhyjnë në jetën private.
“Me këto komentet edhe pak do më futen njerëzit në krevat. Ma kanë shpifur. Më shkruajnë dhe mesazhe private. Më shkruajti njëri: Si ka mundësi e le gjithë atë gocë të mirë? Sikur nuk e dija unë që ishte gocë e mirë, po më tregonte ai. ‘Si u ndave nuk të vjen turp o i poshtër’, e zgjati shumë me ofendime. I thashë: ‘Të keqen vëllai meqë e do kaq shumë, merre vetë”, tregoi Seldi.
(BalkanWeb)